Telenews

Lushtaku reagon pas incidentit në Skënderaj: “Tentuan të më sulmojnë, qytetarët reaguan”

Pas ngjarjes të ndodhur sot ka reaguar edhe Sami Lushtaku, i cili përmes një postimi në Facebook ka mohuar akuzat dhe ka fajësuar pushtetin qendror për provokim të situatës.

“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmojë në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit, kurse etiketat si ‘Sami Serbia’ qytetarët nuk i tolerojnë më, prandaj edhe reaguan”, ka shkruar Lushtaku.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku qytetarë dhe mbështetës të partive politike kanë komentuar ashpër incidentin dhe gjuhën e përdorur nga palët.

Deri më tani, Policia e Kosovës nuk ka publikuar një version zyrtar lidhur me rastin, ndërsa pritet që organet kompetente të ndërmarrin veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit./Telenews/

Të ngajshme

Kërcënime për bomba në disa institucione në Shqipëri, policia: E-maili erdhi nga Arabia Saudite

Rrezarta Ramaj

Dronë, llastiqe dhe pajisje elektronike, arrestohet 23-vjeçari që ua shiste protestuesve në Tiranë

Rrezarta Ramaj

Arrestohet në Prishtinë 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Rrezarta Ramaj