Telenews

Macron anulon vizitën historike në Gjermani

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka anuluar vizitën e planifikuar për në Gjermani pas trazirave që kanë shpërthyer në vend, shkruan BBC.

Vizita do të ishte e para në 23 vjet nga një president francez në Gjermani.

Ishte planifikuar që Macroni të shkonte në Berlin të dielën e të qëndronte deri të martën.

S’ka datë të re për vizitën e Macronit në Gjermani.

Situatë e tensionuar është shënuar në Francë që nga e marta, kur një 17-vjeçar që po voziste një veturë u vra nga policia pasi nuk ishte ndal në thirrjet e autoriteteve.

Që kur videoja doli në rrjetet sociale, protestat kanë filluar pothuajse në të gjithë Francën. Ka të lënduar. Ndërsa po digjen ndërtesat publike e po vidhen bizneset e ndryshme.

Të ngajshme

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Rrezarta Ramaj