Telenews

Macron: Do të sigurohemi që çdo hap i marrëveshjes për normalizim do të përmbushet

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se Parisi do të sigurohet që çdo hap i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, që është arritur mes Kosovës dhe Serbisë, do të përmbushet.

Gjatë konferencës për media, para takimit që zhvilloi në Paris me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Macron tha se “çështja e Kosovës është një premtim dhe zotim për të ardhmen e rajonit” dhe se e gjithë kjo është përfshirë në marrëveshjen e arritur vitin e kaluar.

“Franca do të sigurohet që çdo hap i marrëveshjes do të përmbushet”, tha Macron.

Udhëheqësi francez po ashtu tha se është e rëndësishme që të gjithë pjesëmarrësit në sulmin në Banjskë të arrestohen.

Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një rreshter. Gjatë shkëmbimit të zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë./REL

Macron: Përgjegjësit e Banjskës të dalin para drejtësisë për veprimet e tyre

source

Të ngajshme

Sulmi në “Ibër-Lepenc”, Ademi: Ekspertiza e ADN-së është kryer në Prishtinë, në Itali janë dërguar rezultatet për interpretim

Yllka Gashi

Begaj pret ministrin kroat, falënderon Zagrebin për mbështetjen ndaj Shqipërisë dhe Kosovës

Yllka Gashi

Enver Hasani ftohet në Izrael mes akademikësh e gjyqtarësh për të diskutuar për aspekte ligjore e kushtetuese

Yllka Gashi