Telenews

Majk bëhet bashkë për të tretën herë me emrin e njohur

Majk dhe Bardhi janë gati të provojnë edhe një herë se suksesi i tyre nuk ka qenë rastësor. Pas dy projekteve që kanë thyer rekorde, “Ama” dhe “Përgjithmonë”  me mbi 20 milionë shikime secila në YouTube, dyshja muzikore po rikthehet pas një pauze dyvjeçare.

Ky ribashkim artistik pritet të ndezë skenën muzikore të verës, me pritshmëri të larta nga publiku që prej kohësh ka treguar dashuri të veçantë për harmoninë dhe emocionin që sjellin bashkë.

Por ky nuk do të jetë bashkëpunimi i vetëm për sezonin. Majk dhe Bardhi po punojnë paralelisht edhe në projekte të tjera me artistë të njohur të skenës shqiptare, duke ndërtuar kështu një verë të ngarkuar me surpriza muzikore.

Duke ecur mbi gjurmët e dy hiteve të mëparshme, kjo dyshe shpreson të lërë sërish gjurmë – jo vetëm në klikime, por edhe në zemrat e dëgjuesve.

 

Të ngajshme

Protestë paqësore në Lubjanë në mbështetje të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit –

KushtrimGuraj

“Ora e Pritjes” vendoset edhe në Suharekë, nis numërimi mbrapsht drejt 16 shtatorit –

KushtrimGuraj

Komandanti i KFOR-it pret në takim shefin e ri të EULEX-it –

KushtrimGuraj