Telenews

Maluma publikon një moment intim me të dashurën

maluma-publikon-nje-moment-intim-me-te-dashuren

Këngëtari me famë botërore me një karrier mjaftë të sukseshme është shumë i përfolur edhe për jetën e tij private.

Ylli latin tani më nuk e fsheh qka ndjen për Susana Gomez, gruaja me të cilën filloi një romancë më shumë se dy vjet më parë.

Duke qenë se lidhje e tyre është kthyer një nga temat më të përfolura në mediat rozë, kjo nuk e ndal yllin e muzikës që të ia shpreh publikisht dashurinë partneres.

Zemrat e miliona ndjekëseve të tij u ‘thyen’ kur panë shumë të emocionuar këngëtarin kolumbian 28-vjeçar në një moment që ndodhi vetëm pak ditë më parë.

Ishte gjatë Billboard Latin Music Awards, në fund të shtatorit, ku Maluma, pasi këndoi këngën e tij të re “Junio”, vendosi të zbresë nga skena dhe t’i afrohet Susana Gomezit, për t’i dhënë asaj një puthje pasionante para të pranishmëve.

Këtë moment artisti e ka postuar edhe në rrjetet e tij sociale me mbishkrimin e mëposhtëm: “Ju thashë: E gjeta”.

Ne prill të vitit 2022, në koncertin e tij ”Medellin te Kolumbisë”, me rastin e karrierës së tij 10-vjeçare, artisti i kushtoi disa fjalë emocionuse partneres së tij.

“Dua ta shfrytëzoj këtë moment për të përshëndetur të gjithë miqtë e mi që janë atje jashtë, familjen time, prindërit e mi, të dashurën time që është atje: “Të dua”. Kaq vite duke kërkuar dashurinë jashtë dhe nuk e kuptova që ishte aty, pranë meje. Të dua jeta ime, të dua”, tha ai.

Në postimin e fundit të publikuar më 6 tetor ai shfaqet me Susanan, e cila i ka kthyer shpinën kamerës dhe në video mund të shihet vetëm artisti duke i dhënë një puthje dhe përqafime.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MALUMA (@maluma)

Të ngajshme

Rikthehen sërish bashkë Megan Fox dhe Machine Gun?

Valjeta Turkaj

Dafina Zeqiri humb mbi 30 kilogramë dhe rikthehet në superformë pas lindjes

KushtrimGuraj

Loredana Brati tregon raportin me Don Xhonin dhe lidhjen me Jozin

KushtrimGuraj