Telenews

Manchester City vazhdon me fitore në Premierligë

Manchester City ka vazhduar me fitore, duke e mposhtur Fulhamin me rezultat 5-1 në kuadër të xhiros së katërt të Ligës Premierë.

Qyetarët vuajtën paksa në fillimin e ndeshjes, duke mos arritur ta gjenin golin e epërsisë.

Por nuk vonoi shumë dhe Man City shënoi golin e epërsisë, kur në minutën e 31-të, Julian Alvarez shënoi për 1-0.

Por pas një minute Fulham barazoi në 1-1 me golin e Tim Ream nga afër.

Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë në skenë doli Nathan Ake që shënoi për 2-1.

Pjesa e dytë ishte nën sundimin e Erling Haaland, i cili fillimisht shënoi në minutën e 58-të për 3-1.

Nuk vonoi shumë dhe nga pika e bardhë sërish norvegjezi shënoi për 4-1.

Haaland arriti ta kompletojë het-trikun në kohën shtesë për të shënuar për 5-1.

Man City ka 12 pikë nga katër ndeshje të zhvilluara dhe është lider në Ligën Premier.

Të ngajshme

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj