Bayern Munichi dhe Sadio Mane po shkojnë drejt finalizimit të marrëveshjes.
Sulmuesi senegalez ka mbërritur në Munich dhe sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore, shkruan Gazeta Express.
Pas përfundimit të këtyre testeve, Mane do të nënshkruajë kontratë tri-vjeçare me kampionët e Gjermanisë.
30-vjeçari zyrtarisht si futbollist i Bayernit do të prezantohet nesër në stadiumin e klubit, “Allianz Arena”.
Sadio Mané has landed in Munich ahead of completing his transfer to Bayern. Medical tests today.
( @kessler_philipp)pic.twitter.com/2dOVE7t2BQ
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) June 21, 2022
32 milionë euro raportohet se janë të garantuara që do t’i marrë klubi i Liverpoolit nga shitja e Manes, kurse mund t’i përfitojë edhe 6 milionë tjera në formë të bonuseve bazuar në paraqitjeve dhe arritjet e lojtarit te “Bavarezët”. /Gazeta Express/
The post Mane arrin në Munich, sot kryen testet mjekësore dhe nesër prezantohet te Bayerni appeared first on Gazeta Express.

