Telenews

Mangoja ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës te gratë pas menopauzës

Një studim i fundit ka zbuluar se konsumimi i dy porcioneve të mangos çdo ditë mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular te gratë pas menopauzës, duke ulur tensionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit “të keq”, shkruan Gazeta Sinjali.

Hulumtimi, i publikuar në “Journal of the American Nutrition Association,” tregon se mangoja ndihmon gjithashtu në kontrollimin më të mirë të sheqerit në gjak, duke shkaktuar një rritje më të vogël dhe më të shpejtë të uljes së tij në krahasim me bukën e bardhë.

Postmenopauza është periudha pas menopauzës, kur një grua nuk ka cikël menstrual për të paktën 12 muaj, dhe është e lidhur me rritjen e rrezikut për sëmundje të zemrës, osteoporozë, obezitet dhe probleme të tjera shëndetësore.

Sipas Dr. Robert M. Hackman nga Universiteti i Kalifornisë, ky studim ndihmon në kuptimin më të mirë të mënyrave natyrale për të mbështetur shëndetin e zemrës dhe metabolizmin te gratë në këtë fazë jetësore.

Të ngajshme

Rreziku për diabet rritet në tre muajt e parë pas përdorimit të antipsikotikëve

Rrezarta Ramaj

Studimi: Dieta mund të jetë e lidhur ndjeshëm me ndjenjën e nuhatjes

Rrezarta Ramaj

Vitamina D2 apo D3? Studimi i ri zbulon dallime të rëndësishme mes tyre –

KushtrimGuraj