Telenews

Maqedonci: Mund të shkarkohem, por dorëzohem vetëm i vdekur

Gjatë ditës opozita ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për çështjen e ushqimit të pjesëtarëve të FKS-së. Lidhur me këtë është deklaruar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

I pyetur nëse në situatën për mungesë të ushqimeve në FSK e ka menduar dorëheqjen, ministri tha:

“Unë kur marrë një detyrë nuk e mendoj dorëheqjen kurrë, mund të shkarkohem, e dorëzohem vetëm i vdekur. Dorëheqje nuk jap para asnjë sfide. Kjo është sfidë e parashikuar, përderisa është e parashikuar është e menaxhueshme”, tha Maqedonci.

“Së bashku me gjeneral Jasharin dhe stafin e Ministrisë së Mbrojtjes jemi duke u angazhuar maksimalisht që këtë çështje ta zgjidhim për një afat më të gjatë”, u shpreh Maqedonci.

Të ngajshme

Mandarinat e Shqipërisë rrezikojnë bojkotim, kjo është arsyeja e ndalimit të tyre

Donat Hashani

Policia e Kosovës kap një kamion me mallra nga Serbia

Donat Hashani

Scholz e viziton vendin ku ndodhi sulmi në Magdeburg, vendosi edhe lule

Donat Hashani