Telenews

Mbi 17 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri

Mbi 17 mijë persona kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmetit shkatërrues që goditi këto dy vende javën e kaluar.

E këto të dhëna i ka publikuar vet presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se prej tyre 14.014 janë në Turqi dhe mbi 63 mijë deri më tani janë konfirmuar si të lënduar, transmeton Telenews.al

Në anën tjetër, qeveria siriane ka njoftuar se 1.262 persona kanë humbur jetën, derisa edhe 1.900 tjerë kanë vdekur në zonat që kontrollohen nga rebelët.

Në total numri i tyre ka shkuar tashmë në 17.176, kurse Erdogan theksoi se të paktën 6.400 ndërtesa janë shkatërruar në Turqi.

Qeveria turke është zotuar se të gjithë ndërtesat e shembura do të rindërtohen, dhe do të bëjnë të pamundurën që të rikthehet normaliteti në ato rajone turke.  /Telenews.al/

Të ngajshme

Elon Musk i bashkohet Trumpit në kritikat ndaj Zelenskyt: Ka shkuar shumë larg –

KushtrimGuraj

Dua Lipa reklamon produktin e saj të ri në New York

Rrezarta Ramaj

Putin: Shpresoj që Vuçiqi të bëhet kryeministër i Serbisë

Rrezarta Ramaj