Telenews

Mbi 405 mijë fëmijë përfituan shtesa gjatë prillit 2026

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies sociale për muajin prill 2026, ku rezulton se numri më i madh i përfituesve ishte nga skema e shtesave për fëmijë.

Sipas të dhënave, nga kjo skemë kanë përfituar gjithsej 405 mijë e 722 fëmijë, ndërsa vlera e mjeteve të shpërndara ka arritur në mbi 14.7 milionë euro.

Në kategorinë e pensioneve bazike të moshës janë regjistruar 164 mijë e 187 përfitues, me pagesa që kapin shumën prej mbi 25.9 milionë euro. Ndërkaq, pensionet kontributpaguese të moshës kanë përfshirë 48 mijë e 76 përfitues, me mbi 11.7 milionë euro të paguara.

 

Sipas të dhënave të muajit prill 2026, struktura e përfituesve nga skemat e mirëqenies sociale vazhdon të ketë fokus mbështetjen e të moshuarve, kategorive të dala nga lufta dhe familjeve në nevojë sociale.

Po ashtu, nga skema e veteranëve kanë përfituar mbi 39 mijë persona, ndërsa nga skema e ndihmës sociale mbi 15 mijë familje. Raporti përfshin edhe kategori të tjera si pensionet familjare, pensionet paraplegjike dhe tetraplegjike, pensionet për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, si dhe skemat për personat me aftësi të kufizuara.

Të ngajshme

Krismat alarmojnë Policinë në Prishtinë | Në lokacion po mbahej aheng familjar – 23-vjeçari pranon se shtiu me armë –

KushtrimGuraj

Stuhia goditi Skifterajn e Vitisë, era rrëzon kulmin e një objekti –

KushtrimGuraj

Shefi i UNMIK-ut: Çështja e personave të zhdukur nuk duhet të politizohet –

KushtrimGuraj