Joselu ka shpërthyer në fundin e ndeshjes për t’ia siguruar Real Madridit finalen e Ligës së Kampionëve.
“Mbretërit” fituan 2:1 ndaj Bayernit në gjysmëfinalen e dytë, të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabue”.
Reali e Bayerni kanë luajtur superndeshje, ndërsa ishin madrilenët që festuan në fund. Rikthimi ishte më shumë se dramatik.
Joselu, që hyri në lojë në minutën e 81-të, shënoi për 1:1 në minutën e 88-të. Pas një goditje të Vinicius Junior, Manuel Neuer intervenoi dobët dhe topi erdhi te Joselu që nuk fali.
Në minutën e 91-të, Joselu shënoi golin për 2:1. Në fakt fillimisht u dha pozitë jashtë loje, por pas rishkimit të VAR-it u pranua goli i 34-vjeçarit. Asistues ishte Antonio Rudiger.
Kështu Real Madridi u kualifikua në finale me rezultatin e përgjithshëm 4:3.
Por Bayerni ishte shumë pranë. Alphonso Davies kaloi në epërsi Bayernin në minutën e 68-të. Ai shënoi supergol.
Real Madridi në finale e 1 qershorit në “Wembley” do të përballet me Borussia Dortmundin.
Reali kërkon titullin e 15-të evropian, ndërsa Dortmundi të dytin.