Telenews

MBYLLEN DY NDESHJET E FUNDIT TË XHIROS NË FUTBOLLIN KOSOVAR, SHUMË GOLA TË REALIZUARA

Kanë përfunduar dy takimet e ditës së sotme të Superligës së Kosovës.
Ballkani fitoi me dramë ndaj Dritës 3-2.

Autogoli i Ilir Blakçorit dhe goli i Nazmi Gripshit i dhanë epërsinë solide skuadrës së Ilir Dajës.
Drita shënoi me anë të Kryeziut në minutën e 78’të të takimit,kurse krejt në fund në minutën e 89’të Ardit Tahiri realizon me kokë pas asistimit të Përparim Islamit.

Krejt në fund kur u mendua se derbi po përfundon me barazim, Ermal Krasniqi mendoi ndryshe duke shënuar në minutën 90+5 të ndeshjes për t’i ndalur 3 pikë në shtëpi

 
Në anën tjetër Llapi nuk la vend për befasi duke e mposhtur minimalisht Malishevën me rezultat 0-2.

Goli i parë në këtë takim u shënuar nga Arbnor Ramadani në minutën e 56’të të takimit, kurse për të vulosur fitoren e skuadrës së Batatinës realizoi, Adem Maliqi në minutën e 90+2 të takimit.
 

Të ngajshme

Rashica flet pas momentit historik me Galatasarayn

Furtuna Zejnullahu

Galatasaray shpallet kampion në Turqi, Rashica lë gjurmë në fitoren ndaj Ankaragucu

Furtuna Zejnullahu

Ferizaj përfundon në procedurë disiplinore të FFK-së për ndeshjen kundër Dukagjinit

Furtuna Zejnullahu