Telenews

Mbyllen votimet në Maqedoninë e Veriut, “Fronti Evropian” thotë se fitoi demokracia e jo Rusia

 

 

Tashmë janë mbyllur të gjitha vendvotimet në Maqedoninë e Veriut.

Në një konferencë për media, partitë shqiptare të koalicionit “Fronti Evropian”, i kanë falënderuar të gjithë qytetarët që kanë votuar.

Ata thanë se ka fituar demokracia dhe jo Rusia, derisa thanë se qytetarët nuk ranë pre e propagandës.

Në orën 19:00 janë mbyllur vendvotimet ku qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë mundur të votojnë sot në raundin e dytë të zgjedhjeve të shtata presidenciale dhe të 11-ta kuvendare.

KSHZ ka njoftuar se në ora 19:30 do të dalë me konferencë për shtyp për daljen në votime dhe rrjedhën e procesit të votimit.

source

Të ngajshme

Departamenti Amerikan i Shtetit jep detaje të takimit mes Osmanit dhe Allen

50 fëmijë në dispozicion për adoptim, 200 familje të interesuara

Prindërit e vizitojnë Thaçin në Hagë