Telenews

Mbyllet takimi, Hovernier deklarohet pas bisedave me Osmanin dhe kreun e AKI-së

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, tha se me presidenten Vjosa Osmani ka biseduar për gjendjen e sigurisë në veri të vendit.

Hovenier tha se situata është thellësisht shqetësuese në veri dhe ka thënë se është me rëndësi që mos të bëhet hyrja me forcë në objektet e komunave në veri. Ai shtoi se është me rëndësi që të depërshkallëzohet situata.

“Sapo u takova me presidenten Osmani dhe diskutuam për situatën në veri dhe shqetësimet tona të përbashkëta për dhunën dhe eskalimin”.

“Me ambasadorin Szunyog i kemi ftuar edhe katër kryetarët e komunave veriore, vetëm dy na janë bashkuar, ai i Zveçanit dhe Zubin Potokut. Edhe me ta diskutuam për shqetësimet lidhur me situatën”.

“Qeveria e ShBA-së, por edhe ato të vendeve të QUINT-it, e kanë potencuar se sa e rëndësishme është që zyrtarët të hyjnë në institucionet shtetërore pa përdorimin e  forcës. Ky mbetet ende qëndrimi ynë. Edhe me kryetarët e diskutuam se si mund ta kryejnë detyrën e tyre dhe t’u shërbejnë qytetarëve, sidomos pa pasur nevojë për forcë që të hyjnë në institucione”.

 

Të ngajshme

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Rrezarta Ramaj