Telenews

Më 18 qershor zbulohet shtatorja e heronjve Rexhep dhe Beqir Rexhepi në Qirez

Më 18 qershor 2026, në fshatin Qirez do të mbahet ceremonia solemne e zbulimit të shtatores së heronjve Rexhep Rexhepi dhe Beqir Rexhepi, dy luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që dhanë kontribut të çmuar për lirinë e vendit.

Ceremonia do të nisë në orën 10:30 dhe pritet të mbledhë familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë të shumtë që do të nderojnë jetën dhe veprën e dy dëshmorëve.

Vendosja e shtatores përfaqëson një akt kujtese dhe mirënjohjeje për sakrificën e tyre gjatë luftës çlirimtare, duke e ruajtur të gjallë kujtimin e atyre që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ceremonia do të zhvillohet në Qirez më 18 qershor, me fillim nga ora 10:30.

Të ngajshme

Ky është vendimi i Gjykatës për paraburgimin ndaj Jeton Sylajt

Rrezarta Ramaj

Ndalohet një i dyshuar në rastin “Laboratori ‘25”

Rrezarta Ramaj

Zyra e BE-së në Kosovë pas rastit të Arlindës: “Nuk ka vend për femicid në shoqërinë tonë”

Rrezarta Ramaj