Telenews

“Më shumë zgjidhje”, projekti regjional që i jep më shumë zgjidhje çështjes familjare

Lansimi i programit “Më shumë zgjidhje”, është një projekt regjional ku janë të përfshira disa shtete.

Ky projekt, sipas Visare Mujkut, udhëheqëse e Zyrës UNFPA në Kosovë, ka për qëllim t’i japë më shumë zgjidhje çështjes familjare në kuptimin e balancimit të punës dhe të familjes.

Në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, Mujku thotë se barazinë gjinore e kanë si pikë referuese për të gjitha aktivitetet që i bëjnë.

Ajo që është për t’u lavdëruar në kuptimin e institucioneve vendore sipas Mujkut është se Kosova është vendi i vetëm në rajon por edhe më gjerë i cili e ka edukimin seksual të obligueshëm.

“Qasja në internet e ka bërë ndryshimin, ka ndryshuar mënyra e informimit, por Ministria e Arsimit në partneritet me ne kemi arritur ta fusim edukimin seksual nëpër shkolla si pjesë e kurikulës shkollore. Kanë qenë shumë raste të dhunës seksuale që kanë ndodhur në vitet e kaluara dhe tash rishtazi… ka qenë mungesë e informimit, sepse edukimi seksual gjithëpërfshirës është pjesë e kurikulës së rregullt prej klasës parashkollor prej 5 vjeç deri në klasën e 12 të shkollës së mesme. Lënda e edukimit seksual nuk është e veçantë, por është pjesë e lëndës së biologjisë, të edukimit qytetar dhe edukatës fizike, është e shpërndarë, janë bërë planprogramet dhe kurikulat bazuar në nivelin e BE-së… janë trajnuar deri më tani rreth 2 mijë mësimdhënës”, shtoi më tej ajo.

source

Të ngajshme

Gjyqtari shprehu gatishmëri që t’ia fshihte ekspertizën kompanisë së sigurimeve –

KushtrimGuraj

Familja e Adem Ademit pas identifikimit: Babai ynë do të prehet në paqe me dinjitetin që i takon –

KushtrimGuraj

Një muaj paraburgim për turkun që sulmoi policin me tastierë kompjuteri brenda stacionit policor në Prishtinë –

KushtrimGuraj