Ekspertët besojnë se ka gjithsej 14 lloje
të ndryshme hundësh dhe secila prej tyre tregon diçka më tepër për karakterin
dhe natyrën tonë.
Thuhet se hunda është tipari që na identifikon
më tepër, prandaj gjeni llojin tuaj dhe mësoni ç’thuhet për ju!
1.Hunda Romake
Kurajozë, keni aftësinë të merrni vendime dhe
jeni shumë të qartë për gjërat që doni në jetë. Zakonisht, njerëzit me këtë
formë hunde janë ambiciozë dhe pëlqejnë sfidat.
2.Hundë e shkurtër
Gjendet zakonisht tek njerëzit që kanë
vetëbesim të ulët. Shpesh ata shprehin opinione që janë s’janë përfundimtare
ose janë shumë të ngushta. E duan lirinë, por ndonjëherë janë më xhelozë seç duhet.
3.Hundë me kurriz
Person strategjik. Është gjithashtu një shenjë
që tregon se dikush ka fuqi të mira sipërmarrëse dhe shumë energji për të
shpenzuar!
Gjej llojin tënd të hundës dhe mëso ç’tregon
4.Hundë e sheshtë
Për njerëzit me hundë kaq të vogël thuhet se e
kanë të vështirë të arrijnë pjekurinë shpirtërore dhe fizike. Ata duket sikur
dinë gjithçka për këdo, por në fakt përgjithësisht janë të shkujdesur.
5.Hunda greke
Njerëzit me këtë lloj hunde mendojnë qartë dhe
janë tolerantë. Dinë shumë për artin dhe një pjesë e mirë e tyre punojnë në
media ose merren me art. Gratë zakonisht janë të vetëpunësuara!
Gjej llojin tënd të hundës dhe mëso
ç’tregon
6.Hunda-grep
Këta njerëz janë të dhënë pas suksesit. Gratë
me këtë lloj hunde shkëlqejnë në edukim dhe kanë shumë gjasa të gjejnë mundësi
fantastike biznesi.
7.Hundë e çrregullit
Teorikisht kjo hundë lidhet me një karakter
shumë kokëfortë, por është thjesht dukja. Sapo i njihni do ta kuptoni që këta
njerëz janë më bujarët që keni përreth.
8.Hundë e rrafshët
Thuhet se këta njerëz kanë shumë talente dhe
duan ta shijojnë jetën, pavarësisht se hera herës e shohin gotën gjysmë bosh.
9.Hundë e lartë
Njerëzit me këtë lloj hunde kanë shumë njohuri
për estetikën dhe artin. Vlerësojnë shumë kohën që kalojnë veten dhe janë
gjithnjë krenar për arritjet e tyre.
The post Më thuaj çfarë hunde ke, të të them çfarë personaliteti keni appeared first on Gazeta Express.

