Telenews

Mediat çeke të befasuara nga Ballkani: Askush nuk priti dy gola prej tyre

Mediat e Çekisë janë shprehur tejet të befasuara me paraqitjen e Ballkanit në ndeshjen e Conference League të zhvilluar një natë më parë në Eden Arena të Pragës.

Ballkani pësoi humbje me rezultat 3-2 pas një pjese të parë spektakolare, ku shënuan Krasniqi dhe Korenica për klubin kampion kosovar. Megjithatë, epërsia që u arrit dy herë u neutralizua nga një lojë ofanzive dhe insistim i vendasve.

Sidoqoftë, Ballkani mund të largohet me kokë të lartë nga Praga dhe sipas mediave çeke askush nuk e priti.

Është portali më i madh në Çeki, Idnes.cz ai që flet fjalë të mëdha për Ballkanin, transmeton Telenews.al

“Për fitoren e parë në Conference league, futbollistët e Slavias është dashur të punojnë më shumë se sa është pritur. Ballkani kishte epërsinë dy herë për shkak të paraqitjes shumë të mirë”, shkruan në raportin pas ndeshjes ky portal duke përshkruar vështirësin që kishte ekipi i tyre ndaj Ballkanit, transmeton Telenews.

Më tej ky portal e cilëson klubin kosovar Ballkani si “klub të panjohur që i shënoi dy gola Slavias”.

“Pak e kanë pritur që kundërshtari i panjohur nga Kosova do të shënonte dy gola në Eden. Dhe këtë e arriti me koncept aktiv, duke detyruar vendasit tanë për të bërë gabime. Dhe këtë, ndaj një Slavia që ka shënuar 25 gola në 5 ndeshjet e fundit në shtëpi. Ky ekip erdhi këtu dhe luajti barabartë me Slavian”, shkruan më tej portali, duke cituar trajnerin e Slavias, Tripsovsky, i cili tha se paraqitja e tyre Ballkanit ishte e nivelit të lartë, edhe pse s’ka emër, ndërkaq këtë e ndjenë lojtarët e ekipit të tij.

Ky portal më tej shkruan se Ballkani ia kujtoi Slavias veten për paraqitjet historike ndaj Interit dhe Barcelonës, kur klubi çek nxori barazime në vitin 2019.

Natyrisht, nga kjo ndeshje të gjithë do ta shikojnë me sy më serioz klubin nga Kosova.

/Telenews/

Të ngajshme

Portugalia e suspendon Ronaldon, rrezikon dënim deri në gjashtë muaj –

KushtrimGuraj

Duka dhe Ademi të pranishëm në takimin e UEFA-së në Berlin

Rrezarta Ramaj

“Ka qenë hero i Portugalisë, s’i dhanë vlerësimin e merituar”, përlotet nëna e Ronaldos

Rrezarta Ramaj