Telenews

Mediat serbe: Nga Serbia po kërkohet pranimi i planit franko-gjerman në të kundërtën pasojnë sanksionet

Grupi i top-diplomatëve evropiano-amerikan i udhëhequr nga i deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Sebri, Miroslav Lajçak, sipas gazetës së afërt me pushtetin në Serbi Novosti, do të vijë me mesazhe shumë të qarta në Beograd.

Sipas Novostit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në takim me pesëshen diplomatike, do të përballet me një ultimatum të drejtpërdrejtë nga këta të fundit në raport me statusin e Kosovës.

Gazeta në fjalë, pa cituar burimet, ka kuptuar se Lajçak i shoqëruar edhe me këshilltarët për polikë të jashtëm të Gjermanisë, Francës, Italisë në njërën anë dhe me zëvendës-ndihmës sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, në anën tjetër, do të parashtrojë një kërkesë konkrete Vuçiç’it.

Nga ai do të kërkohet të pranohet propozimi franko-gjerman ose në të kundërtën Serbia do të përballet me sanksione ose masa nga më të rëndat.

Francesco Maria Talò, Emmanuel Bonne, Miroslav Lajçak, Jens Plotner dhe Gabriel Escobar

Ndryshe Lajçak, gjatë ditës është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pikërisht për të diskutuar për planin franko-gjerman, të cilën Albanian Post e kishte publikuar pjesërisht më 18 shtator dhe tërësisht më 12 nëntor.

Takimi mes diplomatit sllovak dhe të parit të qeverisë ka zgjatur rreth dy orë.

Për Lajçak, takimi me Kurtin ishte i gjatë e i vështirë, por edhe i hapur dhe i sinqertë.

Megjithatë ai shprehu drojën e tij se Albin Kurti nuk e ka kuptuar akoma çfarë mundësie të madhe paraqet propozimi franko-gjerman.

Kjo të paktën ishte përshtypja me të cilën ka dalur nga takimi përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

“Është shumë herët për të bërë ndonjë deklaratë dramatike, sepse jemi në mes të negociatave dhe kemi një takim në Beograd dhe s’mund të them shumë, por në këtë pikë kemi pritur kuptueshmëri më të madhe të kësaj mundësie që vjen me ofertë tonën”, tha Lajçak shkurtimisht para gazetarëve që ishin mbledhur pranë objektit të Qeverisë.

Të ngajshme

​Regjistrohen gati të gjitha grupet parlamentare, Kuvendi pritet të ketë seancë këtë javë

Yllka Gashi

Osmani vazhdon aktivitetet në Amerikë, flet në organizatën ‘Women Political Leaders’

Yllka Gashi

Gjini pret në takim një delegacion të lartë shtetëror e diplomatik nga Franca

Yllka Gashi