Telenews

Mehmetaj akuzon ashpër Kurtin: Ishte kundër pavarësisë, njëjtë si Serbia

Gazetari Lirim Mehmetaj e ka akuzuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se njëjtë sikurse Serbia, edhe ai në vitin 2008 ishte kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Ky person ka qenë kundër pavarësisë së Kosovës në 2008, njëjtë si Serbia, është e rëndësishme kjo”, tha Mehmetaj në “Debat Plus”.

Moderatori i emisionit i reagoi duke i thënë, “por jo për të njëjtat qëndrime e të njëjtat arsye”.

Mehemtaj e kritikoi Kurtin për ndërrim të qëndrimeve. Sipas tij, në kohën sa ishte në opozitë kishte qëndrime diametralisht të kundërta me veprimet që i bën sot.

source

Të ngajshme

Tahiri: Jemi pa president për shkak të dramave të Kurtit

KushtrimGuraj

Lushaku-Sadriu: Ftesa e Kurtit ishte për t’ia mundësuar kandidates së VV-së me u zgjedh presidente

KushtrimGuraj

Çitaku: Kurti ka kërkuar kundërkandidat sa për t’ia siguruar kuorumin

KushtrimGuraj