Telenews

Mehmetaj: Qeveria bashkëpunon me Radojçiqin, Kusari-Lila përbën rrezik nacional

Pas bisedave që kanë dalë në publik së fundmi në mes të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lilës dhe kryekriminelit, Millan Radojçiq, e dëshmon se Qeveria e Kosovës bashkëpunon me të.

Të paktën kështu e sheh gazetari, Lirim Mehmetaj, i cili ka thënë se Kusari-Lila përbën rrezik nacional.

“Siç shihet nga biseda, bëhet e qartë se ka qenë një telefonatë e pritur. Prandaj është krejtësisht e parëndësishme çka kanë biseduar, e kohëzgjatja në këtë aspekt.. Gjithashtu, dëshmohet tash se nuk bëhet fjalë për një bisedë edhe nga vetë Kusari-Lila… tash e kemi mes të artë se Qeveria e Kosovës ka raporte dhe bashkëpunon me Millan Radojçiqin. Sa thellë ky raport ish dashtë me trajtu shteti i Kosovës.

Gjithashtu, bëhet e qartë dhe vërtetohet se duke qendru në atë pozicion në të cilin është, përbën rrezik nacional, sidomos pas asaj që ka bërë Radojçiqin, edhe pas asaj bisede. Kështu po e shoh njëfarë tendence që u vërtetua që edhe këta paskan raporte – bile kjo edhe prej opozitës – me Radojçiqin, sikurse se secila parti. Jo, e pavërtetë ne kemi vetëm një dëshmi se politikanët kanë raport të drejtpërdrejtë me politikanët e Kosovës, bisedën  Mimoza Kusari-lilës”, ka thënë Mehmetaj në “Debat Plus”.

source

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj