Telenews

Meksika e nis me fitore Botërorin 2026, mposht Afrikën e Jugut

Kombëtarja e Meksikës e ka nisur me fitore Kampionatin Botëror 2026.

Në shtëpinë e saj, bashkëorganizatorja e turneut (së bashku me SHBA-në dhe Kanadanë), Meksika mposhti 2-0 Afrikën e Jugut në stadiumin “Azteca”, në një ndeshje të tensionuar që u karakterizua me tre kartonë të kuq.

Serinë e golave e hapi Julián Quiñones në minutën e 9-të të takimit, duke i dhënë avantazhin vendasve.

Pjesa e parë u mbyll me dominim të Meksikës, por pa ndryshim tjetër në rezultat.

Në minutën e 49-të, Afrika e Jugut mbeti me një lojtar më pak, pasi Yaya Sithole u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje si lojtar i fundit.

Në minutën e 67-të, Raúl Jiménez shënoi golin e dytë për Meksikën, duke realizuar me kokë.

Më pas, Afrika e Jugut mbeti me nëntë lojtarë, pasi Themba Zwane u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër.

Edhe Meksika përfundoi ndeshjen me një lojtar më pak, pasi César Montes u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të rëndë.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-0 për Meksikën, e cila kryeson Grupin A me tri pikë.

Ndeshja tjetër e grupit luhet në orën 04:00 (me kohën lokale), mes Koresë së Jugut dhe Çekisë.

Të ngajshme

Botërori 2026 nis me gol, Meksika kalon në epërsi ndaj Afrikës së Jugut

KushtrimGuraj

Botërori 2026 nis sonte, publikohen formacionet zyrtare të Meksikës dhe Afrikës së Jugut

KushtrimGuraj

Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë hapjen e Kupës së Botës me këngën “Dai Dai”

KushtrimGuraj