Telenews

Memli Krasniqi: Bashkimi Evropian t’i kthejë sytë më shumë nga Kosova

Ai ka thënë Kosova është shteti i vetëm i izoluar në Evropë edhe pse ka plotësuar kushtet për heqjen e vizave.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se BE-ja duhet t’i kthejë sytë nga Kosova.
“Kosova është sot shteti i vetëm i izoluar në Evropë, pa liri të lëvizjes, përkundër plotësimit të kushteve për lëvizje të lirë vite më parë. BE po vonohet, padrejtësisht, karshi Kosovës dhe qytetarëve të saj. Prandaj, çdo ditë, e posaçërisht sot, Bashkimi Evropian duhet të kthejë sytë edhe nga Kosova dhe kosovarët, populli më pro-evropian në Ballkan, dhe të hapë dyert për ne”, ka shkruar ai.
Dita e Evropës në Kosovë është festë zyrtare dhe ajo është shënuar me disa aktivitet nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Të ngajshme

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Rrezarta Ramaj