Telenews

Memli Krasniqi kërkon mobilizim për Shaip Kamberin: Mos të lejojnë që t’ia marrin mandatin nga duart

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ftuar të gjithë shqiptarët e Luginës të votojnë në masë të madhe për Shaip Kamberin.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka kërkuar mobilizim për Shaip Kamberin, të cilin e ka cilësuar si një patriot të guximshëm, që nga pozita e deputetit, ka punuar vazhdimisht për interesat e shqiptarëve në Luginë.
“Prandaj, të gjithë shqiptarët në Tërnoc, me 27 maj, duhet të mobilizohen dhe mos të lejojnë që Shaipit t’ia marrin mandatin nga duart. Shaipi është e vetmja shpresë e shqiptarëve të Luginës që të kenë një zë të fuqishëm në Kuvendin e Serbisë – e i cili nuk guxon të ndalet. Mobilizohuni dhe dilni e votoni”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngajshme

Rordi arrin për teste mjekësore te Barcelona

Yllka Gashi

FIFA fillon hakmarrjen, shkarkon drejtuesin e lartë që kritikoi Infantinon

Yllka Gashi

Një i vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin e rëndë në rrugën Pejë-Prishtinë

Rrezarta Ramaj