Që nga viti 1997, Mercedes ka ndarë një pjesë të fitimeve të saj me punëtorët. Këtë vit ai u pagoi atyre një bonus rekord.
Vitin e kaluar rreth 100 mijë punëtorë të Mercedesit kanë marrë një bonus prej 6.000 eurosh, me të cilin menaxhmenti i ka shpërblyer punëtorët për vitin fitimprurës 2021. Pas kësaj praktike, krahas vitit të kaluar relativisht të suksesshëm, Mercedes vendosi t’u paguajë punëtorëve një bonus rekord prej 7300 euro këtë vit, që është më shumë se shuma aktuale maksimale e pagesës prej 6465 euro.

