Telenews

Mërgim Pefqeli shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me sponsorin e Superligës, Albi Mall, ka vazhduar ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, që i jepet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e Kosovës.

Për javën e fundit të edicionit, ky çmim i është ndarë futbollistit të KF Dukagjini, Mërgim Pefqeli, i cili u vlerësua për paraqitjen vendimtare në fitoren 1:0 ndaj FC Ballkani.

 Pefqeli shënoi golin e vetëm të ndeshjes, duke i siguruar ekipit të tij tri pikë të rëndësishme.

Vlerësimi, siç thotë FFK është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pas marrjes së çmimit, Pefqeli u shpreh se ndeshja ndaj Ballkanit ishte një nga më të rëndësishmet e sezonit dhe se skuadra ishte përgatitur maksimalisht për këtë përballje.

Të ngajshme

Rriten rastet e fëmijëve nën 14 vjeç që bie ndesh me ligjin

Rrezarta Ramaj

Osmani: Sot bota buzëqesh më shumë, sepse është dita e fëmijëve – Gëzuar 1 Qershorin!

Rrezarta Ramaj

Haxhiu: Fëmijët kanë nevojë për 365 ditë vëmendje, mbrojtje por po ashtu edhe për kujdes

Rrezarta Ramaj