Klubi amerikan Inter Miami vetëm një muaj pas ardhjes së Lionel Messit në skuadër u bë më i njohur në rrjetin social Instagram sesa Inter Milano.
Në botën e klubeve sportive dhe ndikimin e tyre në rrjetet sociale, popullariteti është shpesh një nga faktorët më të rëndësishëm që përcakton suksesin e tyre, stabilitetin financiar dhe ndikimin social.
Dhe ndërsa ka shumë faktorë që kontribuojnë në rritjen e popullaritetit të një klubi sportiv, një nga aspektet më të rëndësishme është ndikimi i individëve që mund të lidhen me klubin dhe shembulli i Messit dhe Inter Miamit janë treguesi më i mirë i kësaj.
Klubi i themeluar në vitin 2018, aktualisht i renditur i fundit në tabelën e MLS-së, kishte vetëm një milionë ndjekës në rrjetin social Instagram dhe pas ardhjes së Lionel Messit, në vetëm një muaj, kjo shifër u bë 10 herë më e lartë dhe tani numëron 11 milionë ndjekës.
Dhe, për shembull, Interi i sapoformuar, për shkak të ndikimit dhe popullaritetit të Messit, aktualisht ka më shumë ndjekës se Interi “i vërtetë”, gjiganti nga Italia që u themelua në vitin 1909, pra ka një traditë 114 vjeçare.
Interesimi i madh për debutimin e mbrëmshëm të Messit, në të cilin argjentinasi shënoi gol në minutën e 94-të nga gjuajtja e lirë, tregon se Inter Miami do të dëgjohet edhe më shumë.
Tashmë në klub janë Sergio Busquets dhe Jordi Abal, ndërsa pritet të vijë edhe Andreas Iniesta, i cili me siguri do ta bëjë këtë klub sportiv edhe më të njohur.