Telenews

Messi me arritje të madhe në Kampionatin Botëror

Lionel Messi e ka shënuar golin e parë të takimit në mes të Argjentinës dhe Arabisë Saudite në kuadër të Grupit C në Kampionatin Botëror.

Ylli argjentinas qysh në minutat e parë të takimit filloi të rrezikonte portën kundërshtare, por goli u shënua në minutën e dhjetë.

Nga penalltia, shtatë herë fituesi i Topit të Artë ia doli të mposhte me lehtësi portin kundërshtar, duke e gjuajtur topin në anën e kundërt të tij.

Me këtë gol, Messi është futur në mesin e lojtarëve legjenda që kanë shënuar në katër kampionate të ndryshme botërore (2006, 2014, 2018, 2022).

Këtë gjë, argjentinasi e bëri pas lojtarëve si, Pele, Uwe Seeler, Miroslav Klose dhe Cristiano Ronaldo. /TeleNews.al/

Të ngajshme

Konfirmohet: Claudio Ranieri te Italia, me një post ndryshe

Yllka Gashi

E mban premtimin, Cucurella bën tatuazh fytyrën e trajnerit De La Fuente

Yllka Gashi

Zinedine Zidane emërohet trajner i ri i Francës, nis një epokë e re për “Les Bleus”

Yllka Gashi