Telenews

Mësuesi Haradin Ramaj – një emër që nuk harrohet

Sot bëhen 26 vite nga rënia heroike e mësuesit Haradin Ramaj, i cili u flijua gjatë luftës në Kosovë, duke u bërë një ndër dëshmorët e kombit. Ai ishte një nga arsimtarët e përkushtuar të rajonit të Drenicës, i njohur për kontributin e tij të madh në arsimimin e brezave të rinj edhe në kohët më të vështira.

Në ngjarjen tragjike ku Haradini ra dëshmor, u masakruan brutalisht edhe djali i tij  Jetoni dhe  djali i vëllaut Ramadani, atëherë ende fëmijë,  u lanë të plagosur rëndë, të braktisur për të vdekur, por fatmirësisht mbijetuan.

Sot, pas më shumë se dy dekadash, Jetoni dhe Ramadani janë gjallë  një dëshmi e gjallë e qëndresës dhe dhimbjes që ka përjetuar populli ynë. Rruga e tyre është një kujtim i gjallë i sakrificës dhe dashurisë për atdheun që u trashëgua nga babai i tyre, mësuesi Haradin Ramaj.

Të ngajshme

Këngëtari i njohur Korab Shaqiri në mbështetje të protestës së studentëve në Shkup

Blearta

Kurti: Blloku opozitar ka nevojë për një goditje të re, ata janë për pushim, na jena për punë

Blearta

Lushtaku pyet Haxhiun: Në çfarë forme e fute gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2016?

Blearta