Telenews

Meta e ka paguar një firmë konsulente për ta denigruar TikTok në media

Një raport i fundit zbuloi se Meta, deri vonë i njohur më mirë si Facebook, pagoi një kompani të njohur konsulente republikane për të denigruar platformën TikTok të Kinës. Uashington Post thekson se Meta ka nisur një fushatë në të gjithë SHBA-në për të mbjellë mosbesim ndaj konkurrentit të tyre më të ashpër.

Një kompani e quajtur Targeted Victory planifikoi të publikonte një seri kolonash dhe letrash për redaktorin në një seri gazetash kryesore lokale dhe rajonale që janë kritike ndak TikTok.

Targeted Victory, në rast se nuk ndiqni politikën e SHBA-së, ishte një nga shitësit më të mëdhenj në fushatën zgjedhore republikane në vitin 2020, duke fituar më shumë se 230 milionë dollarë nga grupe si Supar PAC që e patën promovuar Trumpin dhe America First Action. Republikanët kanë qenë disa nga kritikët më të mëdhenj të TikTok për disa kohë.

Sipas raportit, drejtori i Targeted Victory i tha stafit se kompania duhet ‘ta dërgojë një mesazh se Meta është viktimë, ndërsa TikTok si kompani e huaj është kërcënimi më i madh për shkak të sasisë së të dhënave të shkëmbyera përmes saj nga të rinjtë’. Në fakt, Facebook ka kohë që po i humb përdoruesit, ndërsa TikTok vazhdon të rritet.

Operativët të cilët janë pjesë e kësaj fushate inkurajohen gjithashtu ta përdorin praninë e TikTok për ta larguar vëmendjen nga skandalet e Meta-s mbi privatësinë dhe mirëqenien e përdoruesve. “Pikë shtesë nëse arrijmë ta vendosim këtë në një mesazh më të gjerë për ligjet dhe propozimet aktuale që nuk janë mjaftueshëm të fokusuara në problem”, shkruhej në një nga e-mailet e zbuluara.

Emailet që nuk janë parë nga publiku deri tani tregojnë pikën në të cilën Meta dhe partnerët e tyre janë të gatshëm të shkojnë me hulumtimin e konkurrencës kineze që e ka tejkaluar Facebookun dhe Instagramin. Në raportet e brendshme të zbuluara të paraqitura vitin e kaluar nga sinjalizuesi Frances Haugen, hulumtimi i Facebook pretendon se adoleshentët shpenzojnë dy deri në tri herë më shumë kohë në TikTok sesa në Instagram dhe se popullariteti i Instagramit dhe Facebookut në atë grupmoshë ka rënë.

Targeted Victory nuk pranoi të komentonte pyetjet në lidhje me fushatën, duke shkruar se ata kanë përfaqësuar Mea-nt për disa vite dhe janë “krenar për atë që kanë bërë”.

Ndërkohë, platforma kineze po finalizon një kontratë me Oracle për t’i mbajtur të dhënat e klientëve amerikanë në SHBA, duke i mbajtur ato larg kompanisë amë ByteDance./Washington Post

The post Meta e ka paguar një firmë konsulente për ta denigruar TikTok në media appeared first on tëvë1.

Të ngajshme

Kosovarët bëhen “marakli” të veturave nga Koreja, kjo është arsyja kryesore (VIDEO)

Edmond Vila

Si funksionojnë pompat e derivateve?

KushtrimGuraj

Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?

KushtrimGuraj