Telenews

Miletiq del para gjykatës në Prishtinë, Prokuroria kërkon caktimin e masës së paraburgimit

Sllobodan Miletiq, i cili u arrestua më 10 maj në vendkalimin në Jarinje, sot është sjellë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku gjyqtarët në bazë të kërkesës së Prokurorisë do të shqyrtojnë vendimin për paraburgim.

Në sallën e gjyqit përveç avokates Jelena Krivokapiq janë të pranishëm edhe anëtarët e familjes Miletiq.

Prokuroria ka kërkuar dje që Miletiq t’i caktohet masa e paraburgimit.

Miletiqi dyshohet për katër krime, të cilat dyshohet se janë kryer më 29 maj të vitit të kaluar në Zveçan, gjatë një proteste serbe para ndërtesës së komunës.

Ai akuzohet për “veprim antikushtetues”, “rrezikim i personit nën mbrojtje ndërkombëtare”, “sulm ndaj zyrtarit” dhe “pjesëmarrje në tubim që kryen vepër penale ose huliganizëm”.

 

 

source

Të ngajshme

Qytetarët ankohen për kolona të gjata në Prishtinë, Komuna flet për përmirësim

Erzana Fazliu

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Erzana Fazliu

Era Istrefi i bën vetes dhuratë luksoze për ditëlindje – një BMW X7

Erzana Fazliu