Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu sonte ka publikuar disa pamje nga hekurudhat e Kosovës.
Në fakt, ai e ka nisur postimin me kritika për qëeverisjet e kaluara, se si nuk u investua në hekurudhat e Kosovës, por ato filluan edhe të mbuloheshin, në mënyrë që përreth tyre të përfitonte ndokush privatisht, e jo interesi publik, transmeton Telenews.al
Derisa ka vazhduar me premtimin se janë duke punuar intensivisht për rehabilitimin e linjave hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë me gjatësi prej 81 km, si dhe linjës Klinë-Prizren, me gjatësi prej 58 km.
Aliu ka thënë se për pak ditë, do të shpallet tenderi për dizajnin preliminar i cili përfshin punët ndërtimore, sinjalizimin, telekomunikacionin dhe elektrifikimin.
Postimi i tij i plotë:

