Telenews

Ministri i Shëndetësisë ua qan hallin e vizave eurodeputetëve austriakë

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka takuar në Vjenë dy eurodeputetët austriak, Lukas Mandl,  dhe Andreas Schieder, ku u bisedua për mundësinë e zhvillimit të sistemit shëndetësor në Kosovë, dhe për çështjen e liberalizimit të vizave.

Ministri Latifi kërkoi nga dy eurodeputetët lobim më të madh në institucionet e Bashkimit Evropian për heqje të vizave, në mënyrë që të bëhet lëvizja më e lehtë e mjekëve dhe e qytetarëve të Kosovës në përgjithësi.

“Mosliberalizimi i vizave po na shkakton shumë probleme në shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e stafit të mjekëve, infemierëve dhe teknikëve, në vendet e Bashkimit Evropian”, tha ministri gjatë takimit.

Eurodeputetët Mandl dhe Schieder premtuan angazhim më të madh për çështjen e liberalizimit të vizave, e po ashtu edhe në përmirësimin e sistemit shëndetësor të Kosovës.

LAJME TË NGJASHME

Të ngajshme

8 teknika për t’u ndjerë në disponim gjatë tërë kohës

Rrezarta Ramaj

Shkurta dhe Gresa publikojnë duetin emocionues “Nënat Tona”

Rrezarta Ramaj

Nisin punimet për fabrikën e municionit

Rrezarta Ramaj