Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka vizituar sot pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak për të parë nga afër punën e policisë kufitare.
Ai po ashtu ka vizituar stacionet e reja policore që mbikëqyrin vijën e gjelbër të kufirit.
“Me përgjegjësit, por edhe gjithë zyrtarët policorë prezentë, biseduam lidhur me ecurinë e punës, vështirësitë dhe nevojat që kanë dhe u zotuam që me angazhimin e gjithë faktorëve relevantë, vështirësitë të tejkalohen dhe nevojat të plotësohen”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Ai me këtë rast ka falënderuar zyrtarët policorë për punën e palodhshme dhe përkushtimin në ruajtjen e kufijve të Kosovës.