Telenews

MINISTRIA DEL ME SQARIM, PAS HELMIMIT TË USHTARËVE NË SYFYR

Ushqimi i syfirit, disa ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës u shkaktoi dhimbje barku.
Pesë ushtarë të FSK’së kanë shfaqur simptoma helmimi pas syfirit që kanë ngrënë në mensë. Kanë pasur dhimbje barku, por jo edhe vjellje apo jashtëqitje.
Pas një jave, Ministria e Mbrojtjës ka dalë me sqarim. Nga ministria kanë thënë se rezultatet e analizave kanë rezultuarë në parametra normal dhe jo të dëmshme.
“Në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë realizuar analizat fiziko –kimike dhe mikrobiologjike të mostrave të ushqimit të konsumuar të pjesëtarëve me simptome.
Bazuar në rezultatet e këtyre analizave, Inspektorati Sanitar i Kosovës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në procesverbalin nr. 0001375, të datës 13.04.2022, njofton se rezultatet e ushqimit kanë rezultuar në kufijtë (parametrat) normal dhe jo të dëmshme, si dhe në mostrat e analizuara nuk janë izoluar baktere patogjene”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani