Telenews

Ministria e Punëve të Jashtme i jep vërejtje diplomatit të saj në Serbi

Fatmir Haxholli, i cili është sekretar i parë në Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, sot ka marrë një vërejtje me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Haxholli, në një shkrim në rrjetet sociale, tha se vërejtja ka të bëjë me deklarimet e tij.

Por, ai tha se deklarimet i ka bërë çdo herë në mbrojtje të interesit publik, qytetarë dhe para së gjithash në mbrojtje të interesit shtetëror.

“Më duhet ta them që nuk kam pritur që duke qenë i zëshëm kundër veprimeve të Serbisë, do të vlerësohem apo avancohem në ndonjë mënyrë, dhe as që ka qenë qëllim i imi diçka e tillë, por më duhet ta them dhe ri-përserisë, që edhe sikur masa korigjuese ndaj meje të ishte vet suspendimi dhe largimi nga MPJD, në asnjë rast, nuk ushqej asnjë dilemë, që në të gjitha komunikimet e mia pararake, unë të veproja njësoj, përsëri”, tha Haxholli

Statusi i plotë:

Për reagimet dhe deklarimet e mia të vazhdueshme në mbrojtje të interesit publik, qytetarë dhe para së gjithash në mbrojtje të interesit shtetëror, unë sapo mora një Vërejtje me shkrim nga MPJD. Njëherësh për dallim prej pafund rekomadimeve, referencave, e vlerësimeve, në MPJD dhe jashtë saj, kjo është Vërejtja e parë në përvojen time profesionale, institucionale. Uroj që kjo të jetë edhe e fundit.

Më duhet ta them që nuk kam pritur që duke qenë i zëshëm kundër veprimeve të Serbisë, do të vlerësohem apo avancohem në ndonjë mënyrë, dhe as që ka qenë qëllim i imi diçka e tillë, por më duhet ta them dhe ri-përserisë, që edhe sikur masa korigjuese ndaj meje të ishte vet suspendimi dhe largimi nga MPJD, në asnjë rast, nuk ushqej asnjë dilemë, që në të gjitha komunikimet e mia pararake, unë të veproja njësoj, përsëri.

Për fund, përderisa në Serbi bëhet garë se kush prononcohet më shumë dhe më ashpër kundër Republikës së Kosovës, pa asnjë argument dhe pa asnjë të drejtë, me mirëkuptim do t’i kërkoja hirearkisë së MPJD-së, porositësit dhe shqiptuesit, se ku, kur dhe në cilin aspekt, deklarimet e mia kanë shkuar ndesh me mandatin e Zyrës dhe me prioritetet e MPJD-së.

Në mungesë të një arsyetimi eventual përmbajtësor, unë Vërejtjen ndaj meje me dokumente/dëshmi shoqëruese sikurse jane postimet e mia bashklidhur asaj, do t’i mbaj si si Referencë dhe Rekomandim, e kësisoj nuk do t’i ankimoj juridikisht.

Ju falenderoj që së paku përmes Vërejtjes njohët punën time, sepse në një kulturë ndëshkuese dhe përjashtuese, do të befasohesha vetëm nga një mirënjohje a vlerësim!

Sqarim:

Për vërejtjen si infornatë zyrtare që nuk prek dimensionin e poliikës së jashtme, por vetëm personin tim, besoj që ja vlen që dikush t’i gëzohet idesë, që heshtja në diplomaci ka ndonjë vlerë!

Të ngajshme

Gara për Topin e Artë, Rodri sposton yjet e Real Madrid-it

Erzana Fazliu

Bashkatdhetarë të shumtë kanë nisur të vijnë për pushime në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Erzana Fazliu

Qeveria thotë se do t’i dërgojë me kohë komentet mbi planin e zbatimit të Marrëveshjeve

Erzana Fazliu