Telenews

Ministria nënshkruan kontratë 21 milionëshe për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Pejë

 

 

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata për fillimin e ndërtimit të rrugës Prishtinë – Pejë, segmenti Kijevë-Dollc.

Përmes një njoftimi në Facebook, Aliu tha se rruga do të jetë me katër korsi, e ndarë në katër llote dhe përshkon gjatësi prej 12.8 kilometra.

Ministri shton se kjo rrugë do të ndikojë në jetën e mijëra banorëve dhe do të shërbejë si mundësi për zhvillim ekonomik të vendit.

“Tashmë janë nënshkruar kontratat për fillimin e ndërtimit të Rrugës Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc. Rruga është me katër korsi, e ndarë në 4 llote, dhe përshkon gjatësi totale prej 12.8 km, rrugë e cila do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e mijëra banorëve dhe do të shërbejë si mundësi për zhvillim ekonomik të vendit”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Të ngajshme

Festë në familjen Haradinaj, kështu po duken Anita dhe Lola

Blearta

Konjufca përshëndet rezolutën amerikane për anëtarësim në NATO

Blearta

Shkroi në veturën kosovare “Kosova është Serbi”, dënohet një serb në Kroaci

Valjeta Turkaj