Telenews

MINISTRJA HAJDARI TREGON NË PËRQINDJE NUMRIN E ANKESAVE TË KONSUMATORËVE

Gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, theksoi se gjatë vitit 2021 numri i ankesave të konsumatorëve ka arritur në 2000 ose 300 për qind më shumë se viti paraprak.
Derisa theksoi se gjatë vitit të kaluar niveli i eksporteve të mallrave të Kosovës është rritur për 62 për qind.
Ministrja Hajdari tha po ashtu se gjatë vitit 2021, investimet e huaja kanë qenë gati 500 milionë euro.
Ajo ka njoftuar anëtarët e komisionit për projektligjet e miratuara nga kuvendi dhe projektligjet që janë në proces të miratimit.
Po ashtu ajo ka thënë rreth 80 për qind e masave të MSA janë finalizuar nga kjo ministri gjatë vitit 2021/KP.

Të ngajshme

Dogana vjen me një njoftim për udhëtarët lidhur me paisjet elektronike

Yllka Gashi

Ministria shpall tenderin 3 milionë euro për 6.4 kilometra rrugë, përfshihet edhe lidhja me Aeroportin e Prishtinës

Yllka Gashi

Çmim rekord i naftës në Kosovë, arrin në 1.90 euro për litër

Yllka Gashi