Telenews

MINISTRJA HAXHIU: BERISHAJ DO T’I PËRGJIGJET SECILËS KËRKESË TË INSTITUCIONEVE KOSOVARE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lidhur me rastin e Martin Berishajt, ka thënë se i njëjti do t’i përgjigjet secilës kërkesë të institucioneve të Kosovës, Kroacisë e Sllovenisë.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lidhur me rastin e Martin Berishajt, për të cilin u raportua se është i përfshirë në një skandal financiar, ka thënë se tashmë institucionet e Kosovës kanë dhënë qëndrimet për këtë rast.
Ajo në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka thënë se ka qenë një luftë në kuadër zgjedhjeve në Slloveni.
“Pak para zgjedhjeve, një medium kishte thënë se ekziston ky skandal financiar. Në kuvend u deklarua se Berishaj po i ikë drejtësisë, po kërkohet nga drejtësia, nuk po gjindet askund.”
”Berishaj do t’i përgjigjet secilës kërkesë që institucionet e Kosovës, Kroacisë apo Sllovenisë do t’ia bëjnë”, ka thënë ajo.
Ajo është shprehur e bindur se duke pasur parasysh se si funksionin Sllovenia, po të kishin dyshime krimet ekonomike, prokuroria atje do të niste hetimet.
“Nuk kanë nisur këto hetime. Nuk po bëhet fjalë për një shtet dosido”, shtoi ajo.
“Edhe agjencioni kundër korrupsionit ka nisur hetimet në raport me deklarimin e apsurisë dhe prisni qëndrimet e institucioneve të Kosovës në raport me këtë çështje”.
Ajo e ka mohuar se kompania GEN me atë GENEX të Serbisë kanë ndërlidhje njëra me tjetrën.
Sipas saj, kjo qëllimshëm po manipulohet.
“Dezinformata tjetër është ajo e ndërlidhjes së kompanisë ku ka pronësi shteti slloven që është kompania GEN me atë GENEX të Serbisë. Kjo qëllimshëm po manipulohet sepse këto dy kompani nuk kanë asnjë lidhje njëra me tjetrën”, ëhstë shprehur ajo.
Po ashtu, Haxhiu drejtuar deputetëve të kuvendit të cilët e kanë ngritur temën e rastit të Berishajt, ka thënë se do të ishte mirë që të flitet edhe për raportin “Freedom House”.
“Është mirë që të flisni edhe për raportin Freedom House, ku janë përmendur dy figura të Kosovës që kanë lidhje me korruspionin dhe krimin e organizuar, sepse po të ishte një zyrtar i LVV-së në atë raport jam e bindur çfarë reagime do t’i kishit”, ka thënë ajo.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani