Telenews

MINISTRJA HAXHIU NËNSHKROI VENDIMIN PËR ULJEN 40% TË TARIFAVE TË PËRMBARUESVE

Haxhiu përmes një njoftimi në Facebook tha se kjo ulje është në shërbim të qytetarëve të cilët  sipas saj kanë  shprehur shqetësimin lidhur me tarifat.
“Me hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi, do t’i kemi tarifat e reja ku qytetarët nuk do të ngarkohen me tarifa të larta por të përballueshme. Po ashtu sipas këtij udhëzimi, do të mundësohet lirimi nga pagesa fillestare për kreditorët me gjendje të vështirë ekonomike. Po ashtu, me hyrjen ne fuqi të Ligjit për procedurën përmbarimore, nuk do të mund të ekzekutohen skemat sociale, pensionet deri në vlerën e pagës minimale dhe as shtesat që përfitohen nga pakoja e Qeverisë”, ka shkruar Haxhiu.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 1 shtator

Rrezarta Ramaj

Musliu pyetet për kandidaturën e Bekim Sejdiut: S’është e panjohur, është folë gjatë gjithë javës

Yllka Gashi

Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

Yllka Gashi