Telenews

Mirlind Dakut i ndalohet hyrja në Moldavi

Futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Mirlind Daku, i është ndaluar hyrja në Moldavi, me ekipin e tij slloven Mura.

Mura do të përballet sot me Sfintulun, në kuadër të raundit të parë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës, shkruajnë mediat sllovene.

Janë 23 lojtarë që kanë udhëtuar drejt Moldavisë, por në mesin e tyre kanë munguar 2 lojtarë, Miha Kompan Breznik, dhe Mirlind Daku.

Daku nuk ka udhëtuar për shkak se Moldavia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe i njëjti nuk është pajisur me vizë.

Të ngajshme

Liverpooli dhe Milani i bashkohen Manchester Unitedit në garën për yllin e Barcelonës –

KushtrimGuraj

Scaloni zbulon Argjentinën e re, këta janë futbollistët e ftuar pas pensionimit të Messit –

KushtrimGuraj

Vazhdojnë ethet në Ligën e Kampionëve, në program nëntë ndeshje sonte

Rrezarta Ramaj