Me fillimin e rritjes së temperaturave edhe në Kosovë kanë filluar të shtohen raportimet për shfaqje më të shpeshta të gjarpërinjve edhe në zona më të afërta me pjesët urbane.
Një studim interesant bën të ditur se nëse ngrohja globale vazhdon me këtë ritëm, shumë shpejtë gjarpërinjtë do të jenë si specie shumë më e madhe sesa janë sot.