Telenews

Mjeku ligjor Uka: Liridona Ademaj nuk vrau veten, provat tregojnë se është ekzekutuar

Në seancën gjyqësore që po zhvillohet për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, mjeku ligjor Naim Uka deklaroi para trupës gjykuese se ekzaminimet mjekoligjore kanë konfirmuar se ajo është vrarë dhe jo që vetë ka kryer aktin.

Ai theksoi se pas ekzaminimit të kujdesshëm të trupit është përjashtuar mundësia që ajo të ketë përdorur armë: “Liridona s’ka bërë vetëvrasje”.

Sipas Uka-s, në raste të ngjashme, kur nuk ka të dhëna paraprake nga vendi i ngjarjes, bëhen ekzaminime të hollësishme të shuplakave të duarve të të ndjerës për të identifikuar praninë e faktorëve plotësues të qitjes.

“Edhe në këtë rast, kemi kryer ekzaminimet e duarve të të ndjerës … është eliminuar mundësia që ajo të ketë përdorur ndonjë armë apo të ketë shkaktuar vetëvrasje.”

Ai shtoi se mungesa e një gjendje të njohur si “shtangim kataliptik i gishti tregues” është prova shtesë që mbështet këtë konstatim.

Të ngajshme

A do të rikthehen tensionet dhe protestat në Kosovë? Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend nxit reagime të reja –

KushtrimGuraj

Presidentja pritet ta kthejë në Kuvend ligjin për Specialen pas kërkesës së PDK-së –

KushtrimGuraj

Sveçla në Itali, kërkon bashkëpunim për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës –

KushtrimGuraj