Telenews

MKRS dorëzon kallëzim penal ndaj kryetarit të Prizrenit Shaqir Totaj

Ministri i Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Trashëgimisë Kulturore, Hajrulla Çeku sot ka mbajtur konferencë për media.

Në konferencën e organizuar, ministri Çeku ka njoftuar se MKRS-ja ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prizrenit ndaj personave përgjegjës për rrënimin e paligjshëm të “Kompleksit Saraji i Vjetër”, aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme shtetërore.

Në kallëzimin penal thuhet se janë të përfshirë kryetari i Komunës së Prizrenit, drejtori i Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, bashkëpunëtorja profesionale e Komunës së Prizrenit, drejtoresha e Departamentit Ligjor të MMPHI-së dhe pronari privat si investitor.

Në njoftimin për media përmendet se rrënimi i paligjshëm i këtij kompleksi me rëndësi historike ka ndodhur më 27 maj 2024, vetëm dy muaj pasi aseti kishte hyrë në listën e mbrojtjes së përhershme. Ky veprim u mundësua nga lëshimi i dy lejeve të paligjshme nga Komuna e Prizrenit.

Të ngajshme

Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta të flas me familjen”

KushtrimGuraj

Ekskluzive | Policia në ndjekje të Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlindës –

KushtrimGuraj

Senatorët amerikanë i kërkojnë qeverisë së re serbe normalizim raportesh me Kosovën –

KushtrimGuraj