Telenews

Morina thotë se shikuesit do të kënaqen me basketboll në finale me Trepçën

 

 

Ylli i Therandës është kualifikuar në finalen e madhe të basketbollit kosovar për titull kampioni dhe luan për ta fituar atë ndaj Trepçës së Mitrovicës.

Basketbollisti vendor i ekipit nga Theranda, Gëzim Morina ka folur për herë të parë para kësaj finale, mbrëmë në emisionin Favorit në T7, përcjellë Telenews.al

“Trepça është ekipi që ka qenë konstant në formë në këtë sezon dhe me meritë e ka epitetin e favoritit. Por, finales nuk i dihet kurrë, janë tri fitore që mund t’i arrijnë të dy ekipet. Besoj se tifozët do të kënaqen me basketboll në finale”, ka thënë Morina.

Të ngajshme

Ylli dominon në pjesën e dytë dhe barazon gjithçka ndaj Trepçës, titulli vendoset në “Minatori”

Manchester City shpallet kampion për herë të katërt radhazi në Premier Ligën angleze

Usyk shpallet kampion botëror i boksit pas garës me Furyn