Telenews

”Mos thuani se nuk e kemi ditur” – Murati paralajmëron Komunat për lëndë përmbarimore

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se deri tani janë dorëzuar 23,118 lëndë përmbarimore kundër komunave në Thesar, për shkak të kontratës kolektive të nënshkruar paligjshëm.

“Shuma e kërkuar për përmbarim ka arritur në 35.8 milionë euro, ku 25.6 milionë euro janë për borxhin ndaj përfituesve, ndërsa 10.2 milionë euro për tarifat e përmbaruesve,” ka deklaruar Murati.

Ai ka theksuar se, sipas Asociacionit të Komunave, dëmi buxhetor ka kaluar shifrën e 100 milionë eurove, por ende nuk ka pasur asnjë rast të hapur nga prokuroria ndaj përgjegjësve të kësaj situate.

Murati ka ngritur shqetësimin edhe për tarifat e përmbaruesve, duke thënë se në disa raste ato i tejkalojnë vetë vlerat e borxheve të përmbaruara.

“Organet e rendit duhet të merren seriozisht me këtë çështje,” ka theksuar ai.

Të ngajshme

Tragjike: Dy të rinj nga Rahoveci vdesin në një aksident në Gjermani –

KushtrimGuraj

Mesazh i fuqishëm i Thaçit një ditë para verdiktit: Uniforma e UÇK-së nuk është hendikep, por nder dhe krenari në çdo përballje –

KushtrimGuraj

Grabitje e armatosur në Gjakovë: Të shtëna me armë zjarri në një lokal, plagoset një person –

KushtrimGuraj
Lajmet po ngarkohen…