Telenews

Mosmarrëveshje në trafik, theret me thikë një 45-vjeçar në ‘Bregun e Diellit’

Një 45-vjeçar është sulmuar me thikë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

G.B është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se sulmi dyshohet se ka ardhë pas një mosmarrëveshjeje në trafik.

“Sot rreth orës 17 :30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se pas një mosmarrveshje në trafik, personi G.B, mashkull, 45 vjeç, është sulmuar me një mjet të mprehtë dhe ka pësuar lëndime trupore.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe është duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”.

Të ngajshme

Gjuetari ia merr jetën nënës së 5 fëmijëve, e ngatërroi me një dre

Yllka Gashi

Çfarë deklaruan studentet e Mjekësisë, si të dëmtuara në rastin ndaj profesor Krasniqit?

Yllka Gashi

Vendimi i Gjykatës Speciale, Hoti kërkon që të mblidhet kuvendi

Yllka Gashi