Telenews

Moti për këtë javë me shi e borë

Gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët, intervale me diell dhe me reshje shiu dhe bore në vendin tonë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të hënën do të mbajë moti i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të jenë nga -2 deri 0°C dhe ato maksimale nga 7 deri 9°C.

Të martën moti do të mbajë i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri 1°C dhe ato maksimale nga 2-4°C.
Ditën e mërkurë, në vendin tonë moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri 1°C dhe ato maksimale prej 5-8°C.

enjten moti do të jetë kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri -2°C dhe ato maksimale nga 7 deri 10°C.

Ndërsa, të premten moti do të jetë i vranët dhe me shi. Temperaturat minimale nga -2 deri 0°C, ato maksimale nga 5 deri 8°C.

Të ngajshme

E dhimbshme: Ky është 55-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Skenderaj derisa po rregullonte çezmën e ujit –

KushtrimGuraj

Ambasadori britanik takon Presidenten Justina Shiroka-Pula: Do të forcojmë partneritetin me Kosovën –

KushtrimGuraj

Protestuesit fillojnë të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të dytën ditë me radhë

Rrezarta Ramaj