Telenews

Moti për sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë na pret mot kryesisht i vranët, i freskët dhe me reshje të herëpashershme shiu. Ka gjasa edhe për rrebeshe lokale shiu me ndonjë vetëtime dhe bubullimë. Temperaturat shënojnë ulje të ndjeshme për shkak të depërtimit të ajrit të freskët dhe ajo maksimale pritet të arrijë rreth 22 gradë Celsius.

Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Vende-vende priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshje lokale shiu nesër priten edhe në Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës.

Të shtunën përmirësim i motit. Priten intervale kohore me diell, por edhe vranësira të shpeshta, megjithatë mbetet kryesisht pa reshje atmosferike.
Të dielën pasdite përsëri pritet destabilizim i atmosferës me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë fillimisht në Kosovë e pastaj lokalsisht edhe në disa vise tjera të rajonit tonë.

Të ngajshme

Aurora Rrusta i jep fund beqarisë – publikohen pamje nga kanagjegji

Rrezarta Ramaj

Haziri nga protesta: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem

Rrezarta Ramaj

Hyn në fuqi Marrëveshja Kosovë–EFTA, realizohet eksporti i parë nga Dheu i Bardhë

Rrezarta Ramaj